Familja Thaçi ka hapur të pamën për ngushëllime

Krerët të partive politike sot kanë qëndruar sot në Burojë për t’i shprehur ngushëllime familjes së ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, pas ndarjes nga jeta të babait të tij Haxhi Thaçi.

Familja Thaçi ka hapur të pamën për ngushëllime për babain e ish-presidentit, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi i cili vdiq sot.

Fshatit Burojë ia mësynë familjarë e qytetarë të shumtë. Aty erdhi edhe Kryetari PDK-së Memli Krasniqi, me nënkryetarë e anëtarë të tjerë të partisë.

Krasnqi tha se, Haxhi Thaçi do të mbahet mend për njeriun e urtë e durueshëm derisa shtoi se edhe ma të rëndë vdekjen e tij e bën mungesa e presidentit Thaçi.

Kujtime nga takimi i fundit me babain e Thaçit ndau edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Familjen Thaçi e ka vizituar edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza dhe pjesëtarë të OVL-UÇK-së.


Go to TOP