Familja Sadiku denoncon skandalin në Vetërrnik: Pronë milionëshe e përvetësuar me dokumente të falsifikuara
Familja Sadiku denoncon publikisht një skandal të rëndë të falsifikimit të dokumenteve për përvetësimin e paligjshëm të parcelës 1743 në Vetërrnik, Prishtinë.
Sipas familjes Sadiku, kjo pronë është fituar përmes dokumenteve të falsifikuara nga Zojë Hyseni, një grua e moshuar që kishte ndërruar jetë gjatë procesit gjyqësor. Pas saj, thuhet se qëndrojnë Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi, të cilët kanë përdorur dokumentin e falsifikuar “Resenje broj 461/61” të datës 07.08.1961 për të marrë pronësinë e parcelës. Ky dokument, sipas autoriteteve serbe, nuk është lëshuar nga institucionet zyrtare.
Familja Sadiku thekson se procedura gjyqësore në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme u zhvillua me një shpejtësi të pazakontë, brenda 9 muajsh, pa asnjë seancë të hapur, dhe se përfshirja e gjyqtarëve mbetet e dyshimtë. Pavarësisht kallëzimeve penale të bëra nga të dëmtuarit, ato janë hedhur poshtë.
Rasti është trajtuar edhe në emisionin “Betimi për Drejtësi”, duke ekspozuar skandalin. Aktualisht, prona është sekuestruar një herë, por për herë të pestë po shqyrtohet nga Gjykata e Apelit për të marrë një vendim përfundimtar.
Familja Sadiku akuzon Prokurorinë Themelore të Prishtinës për mbyllje të paligjshme të hetimeve, duke u bazuar në një zarf të dërguar privatisht nga DHL Express, dhe për fshehje të provave që dëshmojnë falsifikimin e dokumenteve. Pavarësisht se prokurori Kushtrim Zeka ka konfirmuar falsifikimin e dokumentit mbi të cilin u fitua prona, ai ka pushuar hetimet, duke krijuar alibi për të dyshuarit.
Familja Sadiku kërkon hetim të thelluar dhe ndëshkim të përgjegjësve, duke theksuar se rasti përfshin lidhje të fuqishme brenda institucioneve të drejtësisë dhe një grup të organizuar kriminal.
Komunikata e plot:
Komunikatë për media nga familja Sadiku lidhur
me rastin
“Dallaveret me prona milionëshe në Vetërrnik”
Po ju shkruajmë në lidhje me rastin tashmë të njohur si “Dallaveret me prona milionëshe në Vetërrnik”.
Është fjala për parcelën 1743, në Veterrnik në Prishtinë, të cilën ka arritur ta fitoi të drejtën e pronësis me dokumente të falsifikuara Zojë Hyseni, një plakë 86 vjeqare e cila gjatë procedurës gjyqësore kishte vdekur. Prapa saj qëndrojnë Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi të cilët edhe kishin noterizuar dokumentin “Resenje broj 461/61 të dt. 07.VIII.1961”, të njejtin e kishin paraqitur në gjykatë pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatë Supreme, dokument mbi bazën e të cilit është fituar e drejta e pronësis për parcelën 1743, në Veterrnik Prishtinë.
Duke pas parasysh faktin se procedura gjyqësore ishte zhvilluar dhe përfunduar në mënyrë të shkurtuar brenda 9 muaj e 6 ditë, pa asnjë seancë të vetme sepse Zojë Hyseni ishte në moshë të shtyer, dhe duke e ditur se dokumentet janë të falsifikuara dhe se ne të ardhmën do të ndiqen penalisht sepse te dëmtuarve Nexhat dhe Gursel Sadiku ju kishte marrë prona, parcela 1743, Ylber Hyseni procedurën e kishte inicuar në emër të nënës së tij, tani e ndjerë.
Me që procedura gjyqësore në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, ishte zhvilluar aq shpejt kjo nuk kishte mundur të ndodhë pa ndihmën e gjyqtarëve, ndaj të cilëve ne si të dëmtuar kishim bërë kallëzim Penal, por i njejti ishte hudhur.
Lidhur me mënyrën se si është fituar kjo tokë – parcel janë bërë dy emisione dhe një storie nga “Betimi për Drejtësi” – emision i specializuar për fushën e sundimit të ligjit në Kosovë.
Storia e shkurtë: https://betimiperdrejtesi.com/prona-milioneshe-ne-veternik-autoritetet-serbe-mohojne-se-derguan-zarfin-misterioz/
Pra, deri më tani një herë është sekuestruar parcella 1743, me dyshimin se është fituar me dokumente të falsifikuara nga Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi dhe tani për herë të 5-të gjendet në Gjykatën e Apelit, për rivendosje për të lëshuar Urdhërndalues Përfundimtar për parcelën 1743 në Veterrnik Prishtinë.
Prokuroria Themelore e Prishtinës, kishte mbyllur hetimet ndaj të dyshuarve Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi vitin e kaluar në mënyrë të kundërligjshme, duke e fshehur përgjigjen Zyrtare të dërguar përmes ILECU-t, e duke u bazuar në një Zarf të ardhur nga DHL Express jashtë rrugëve zyrtare-institucionale, pra dërges private e dorëzuar sipas porosisë ku në të përsëri ishte përdorur, futur dokumenti “Resenje broj 461/61 të dt. 07.VIII.1961”, me të cilin ishte fituar e drejta e pronënsis për pacelën 1743 Veterrnik Prishtinë, në kopje kinse të vërtetuar.
Pastaj, Prokuroria e Apelit ankesën e të dëmtuarve e kishte Aprovuar, dhe rastin e kishte kthyer në Prokurorinë e Departamentit të Përgjithshëm për veprime Shtesë Hetimore.
Pastaj me kërkes të të dëmtuarve sapo lënda ishte kthyer në Prokurorinë Themelore te Prishtinës, Prokurorja Nebahate Salihu e cila i kishte mbyllur hetimet në mënyrë të kundërligjme ishte përjashtuar nga rasti nga Kryeprokuroi Zejnullah Gashi dhe lënda i ishte caktuar Prokurorit Kushtrim Zeka ku i njejti sipas Aktvendimit të Prokurorise së Apelit, qartazi ishte udhëzuar për ndërmarrjen e veprimeve shtesë.
Prokurori Kushtrim Zeka, përsëri në mënyrë të kundërligjshme me Aktvendimin P.II.nr.4829/22, të datës 25.02.2025, kishte pushuar hetimet duke e veçuar si lëndë të re dërgesën me DHL Express të dokumentit “Resenje broj 461/61 të dt. 07.VIII.1961”, e duke mos e konsideruar si vepër penale e kryer në vazhdimësi.
Tani më situata është kur edhe vetë prokurori Kushtrim Zeka, i cili i ka pushuar hetimet, e ka vërtetuar se dokumenti “Resenje broj 461/61 të dt. 07.VIII.1961”, me të cilin është fituar parcella 1743 ka rezultuar të jetë i falsifikuar, por i njejti i kishte pushuar hetimet duke bërë Alibi për të dyshuarit se të njejtit nuk mund ta kenë kryer veprën penale sepse dokumenti ka qenë i Zoje Hysenit dhe po të ishte gjallë e njejta do të akuzohej për falsifikim.
Për qudi edhe pse vetë prokurori ka vërtetuar se parcela 1743 është fituar me dokument të falsifikuar të njëjtën nuk e ka konfiskuar, praktikë kjo e kundërligjeshme dhe e rrezikshme për sistemin e drejtesisë.
Familja Sadiku, në mënyrë publike kanë shprehur shqetsimet se Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi kanë lidhje të forta me përfaqësuesit e instutucioneve të drejtësisë dhe se të njejtit po veprojnë si grup i organizuar Kriminal e që vazhdimisht po mbështeten si nga Prokuroria ashtu edhe nga Gjykata.
Rasti duhet të hetohet në bazë të provave materiale, e Prokuroria Themelore në mënyrë të vazhdueshme fsheh dhe veçon shkresat dhe nuk e dërgon lënden në Prokurorinë Speciale të Kosovës sepse Afrim Gashi dhe Ylber Hyseni janë të kordinuar, organizuar dhe strukturuar si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës si dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë të cilët po e mbrojnë këtë grup kriminal.
Për ta kuptuar më mirë, juve bashkangjitur mund të gjeni të gjitha provat materiale:
Linku për t’i shkarkuar dokumentet, provat e listuara: https://drive.proton.me/urls/X8MR3G4Z90#PnHCDylovJ56
– Ankesa kundër Aktvendimit për pushim të Hetimeve
– Aktvendimit P.II.nr.4829/22, të datës 25.02.2025,
– Kallëzimi penal të Policisë së Kosovës 2022-XI-HK-HEKE-SHF-66 të dt.26.08.2023;
– Fleta poseduse numer 918, Prishtine e dt.08.XI.1961;
– Fleta poseduese numer 1603, Prishtine e dt.12.07.1964;
– Fleta poseduese e vitit 22.02.1984;
– E-mailat e shkëmbyera me prokurorin e shtetit;
– Kërkesa për dorëzimin e Raportit të Policisë së dt. 03.03.2025;
– Historiati I parcelës 1743 I dt. 10.02.2023;
– Zarfi DHL bashkë me dokumentin Resenje Broj. 461/61, i dt. 7.VIII.1961 dhe përgjigja zyrtare nga enti gjeodezik republikan të Serbisë;
– Fotografia e Borko Beslic
– Aktakuza PP.nr.345-7/08 të dt. 07.07.2008.
Me respekt,
Të demtuarit, familja Sadiku.
