Faith Kipyegon, e paprekshme në 1500 metra

“A mund ta ndalë dikush Faith Kipyegon?”. Kjo është pyetja që bëjnë rivalet e saj dhe mijëra tifozë në Stadiumin Kombëtar të Tokios, në ditën e katërt të Botërorit të Atletikës.

Mbretëresha e garave të mesme duket e pathyeshme në 1500 metra, ndërsa synon të përsërisë dopietën historike 1500m-5000m që realizoi edhe në Kampionatin e kaluar Botëror.

31-vjeçarja keniane këtë sezon ka thyer sërish rekordin botëror në 1500 metra dhe tani është në kërkim të titullit të katërt botëror në këtë distancë.


Go to TOP