Fahrije Tërnava-Sheremeti emërohet Sekretare e Përgjithshme e MPB-së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim ta emërojë Fehrije Tërnava-Sheremetin në pozitën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se emërimi i Tërnava-Sheremetit ka kaluar nëpër të gjitha procedurat e parapara me ligjin për zyrtarë publik .

“Për këtë pozitë kanë aplikuar pesë kandidatë, prej të cilëve dy kandidatë kanë hyrë në listën e ngushtë, në bazë të vlerësimit profesional të komisionit shtetëror, zonja Tërnava -Sheremeti është kandidatja më e vlerësuar”, tha Sveçla.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë edhe disa vendime të tjera, ndër to edhe vendimin për miratimin e Projektligjit për Qeverinë.

Go to TOP