Eurodeputeti Lukas Mandl do të nderohet me Doctor Honoris Causa nga Universiteti “Kadri Zeka”

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë nesër (e premte) me çmimin “Doctor Honoris Causa”, anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. Ky organizim do të mbahet nga ora 15:00 në sallën e teatrit të qytetit të Gjilanit.

Prorektori i këtij Universiteti, Dukagjin Leka ka thënë për Demokracia.com se Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” ka vendosur për t’i dhënë titullin Doktor Honoris Causa, deputetit austriak në Parlamentin Evropian, Z. Lukas Mandl për përkushtimin e tij për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane si dhe për shumë çështje tjera.

“UKZ-ja është e nderuar me një vendim të tillë, i cili titull jepet vetëm për personalitete që kontribuojnë shumë për diplomacinë, paqen, politikën, shoqërinë, kulturën, arsimin e kështu me radhë, e për të cilat z. Mandl njihet për të gjitha këto kontribute në favor të Kosovës”, ka thënë Leka.

Go to TOP