Escobar dhe Lajçak sot pasdite takojnë presidenten Osmani

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak pritet të arrijnë në Prishtinë ndërmjet orës 15 dhe 16.

Sipas një komunikate për media nga Presidenca, dy emisarët do të takohen në ora 16 me presidenten Vjosa Osmani, ku mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, e më pas do të ketë komunikatë për media.

Rifillimi i dialogut si dhe Asociacioni pritet të jenë dy çështjet që do të jenë ne fokus të takimeve të dy emisarëve me krerët e shtetit dhe liderët politikë.

Qëllimi kryesor i vizitës është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA.

Lajçak do të takohet gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë pikë kalimin e përbashkët në Mutivodë.

Go to TOP