Ermal Krasniqi zyrtarisht lojtar i gjigantit çek

Tashmë është zyrtare. Sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi është lojtar i ri i gjigantit çek, Sparta Pragë.

Krasniqi është transferuar tek skuadra çeke nga Rapid Bukuresht, skuadër më të cilën kosovari luajti vetëm gjashtë muaj, duke shënuar gjashtë gola dhe tri asistime.

Ish-futbollisti i Ferizajt dhe Ballkanit, hapin e madh e bëri në dimrin e vitit 2023, duke u transferuar te Cluj, nga ku pas një viti kaloi te Rapid Bukuresht.

Siç raportohet, transferimi i Krasniqit te Sparta e Pragës kushtoi 2 milionë euro, derisa Rapidi mund të përfitojë edhe 300 mijë euro të tjera në formë bonusesh varësisht nga paraqitjet e reprezentuesit të Kosovës.

Go to TOP