Ermal Krasniqi afër Legia Varshavë

Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, është shumë pranë largimit nga Sparta Praga dhe kalimit në Poloni te Legia Varshavë.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari polak Konrad Ferszter, i cili raporton se futbollisti kosovar tashmë i është nënshtruar vizitave mjekësore me klubin polak.

Bisedimet mes Spartës dhe Legias janë në fazën përfundimtare dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë shumë shpejt.

Krasniqi, i cili aktivizohet si sulmues krahu i majtë, nuk ka kaluar momente të mira te Sparta. Në shtatë ndeshjet e fundit në kampionat ai ka qëndruar në stol pa luajtur asnjë minutë, ndërsa titullar ishte vetëm në javën e parë ndaj Jablonecit, ku u zëvendësua pas pjesës së parë. Trajneri Brian Priske nuk e sheh më në planet e tij për sezonin.

Nga ana tjetër, trajneri i Legias, Edi Iordanescu, po këmbëngul për transferimin e Krasniqit, duke besuar se ai do të sjellë cilësi dhe thellësi në fazën ofensive të skuadrës.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë në ditët e ardhshme, duke i dhënë sulmuesit kosovar një sfidë të re në karrierën e tij.


Go to TOP