Epike/88-vjeçari: E kam votu veten edhe dy kandidatë aty që janë kanë

Qytetarët po vazhdojnë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë.

E një i moshuar nga komuna e Prishtinës, ka bërë të ditur për T7 se sot ka votuar dy kandidatë  ku përveç dy kandidatëve  ka votuar edhe edhe veten.

“Unë i kam votu tre kandidatë, veten edhe dy aty që janë kanë. Pres me u ba mirë”, tha 88-vjeçari.

Ai tha se nuk e di se çfarë i mungon kryeqytetit, por tha se ka dëshirë që kryeqyteti të përparojë.

“Që 73 vjet, kurrë ma i disponum ma i gzum se sot nuk kam qenë. Me u mundu me ec edhe me dalë me votu. Çka i mungon Prishtinës nuk muj me ditë se nuk dalë kurrë. Unë veç kam qef me dëgju edhe me pa mirë edhe cka duhet me rrregullu nuk e di, kam qejf me përparu Prishtina ky popull, me dalë para popujve tjerë me tregu veten si popull i mençëm dhe i kulturuar. Kalofshi mirë pa incidente, se këto votime janë krejt për popullin shqiptar”, ka thënë 88-vjeçari duke iu dridhur zëri.

Go to TOP