Ëndrra e “çmendur” e Gallianit te Monza, mund ta ‘dridh’ Serie A-në

Drejtori sportiv i Monzës, Adriano Galliani ka zbuluar së fundmi qëllimet e klubit të tij, duke mos u treguar aspak modest.

Në një intervistë për “Mediaset”, i pyetur për Mauro Icardin, ai nuk e mohoi se deri në fund të afatit kalimtar mund të sjellin edhe një sulmues.

“Nëse e marr? Nuk e di… Sonte nuk po flasim për merkato, të shohim se çfarë do të ndodhë. Le të presim. Ne kemi punësuar njerëz që e njohin Serinë A sepse me të huajt gjithmonë duhet kohë që ata të vendosen dhe këtë vit nuk mund të përballojmë të mos bëjmë mirë”, ka deklaruar fillimisht Galliani.

Ai më pas është pyetur edhe për garën për titull, derisa dha një parashikim të “çmendur”.

“Titulli? Interi, Juventusi dhe Milani e kanë fituar prej 20 vitesh, nuk mendoj se do të largohemi nga ky model, do jemi në garë. Roma do të ketë një kampionat të madh, Napoli është një ekip i mirë, atëherë padyshim si një tifoz i Milanit, shpresoj që kuqezinjtë të fitojnë”, shtoi ai.

Këtë deklaratë drejtori i Monzës e dha përpara ndeshjes Monza-Frosinone, për Kupën e Italisë që u luajt mbrëmjen e së dielës dhe u mbyll me rezultatin 3-2, pra kualifikimin e Monzës për raundin e 1/16-ave.

Go to TOP