Endrit Nika dënohet me 18 vjet burg
Endrit Nika, i cili akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë Kosovë është dënuar me 18 vjet burgim.
Aktgjykimi dënues ndaj Nikës është shpallur në seancën e sotme lidhur me akuzën për vrasjen e të dashurës së tij (shtetase argjentinase) në Fushë-Kosovë në vitin 2023. Endrit Nika ishte deklaruar i pafajshëm në seancën e mbajtur më 28 maj të vitit 2025.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ngjarja kishte ndodhur më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit. Prokuroria pretendonte se pas konfliktit, i pandehuri kishte vazhduar dhunën ndaj viktimës në dhomën e hotelit dhe me veprimet e tij kishte shkaktuar rënien e saj nga dritarja e katit të gjashtë.
Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima kishte marrë trajtim në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, por nuk kishte arritur t’u mbijetojë plagëve.
