Emoji i një burri shtatzënë dhe disa të tjera janë miratuar për lëshim

Një burrë shtatzënë, një shtrëngim duarsh të një personi me ngjyrë dhe të një njeriut të bardhë, janë disa nga emoji-t që do të godasin pajisjet gjatë vitit të ardhshëm, sipas një drafti liste të botuar nga Unicode Consortium, e cila miraton ikonat për përdorim.

Emoji-t e reja, të ilustruara nga Emojipedia janë për të festuar Ditën Botërore të Emoji-t.

Në kuadër të emoji-ve të tjerë shihet edhe dy duar me ngjyrë duke bërë zemrën me duar.

Disa emoji mbeten pa një opsion neutral ndaj gjinisë, kryesisht në rastet kur është e paqartë se çfarë përfshin një qasje e përshtatshme neutrale gjinore.

Mendohet se këto emoji do të hyjnë në përdorim qysh në shtator.

Go to TOP