Emigranti hap restorant në kamp për ta financuar ikjen

Për të siguruar paratë që kontrabandistët ia kanë kërkuar për ta çuar në Angli, një emigrant kurd ka krijuar një restorant të improvizuar brenda një kampi, ku ofronte sanduiçë pule dhe çaj.

Por, jetëgjatësia e biznesit të tij ishte e shkurtër, pasi policët në Francë e rrënuan vendin ku ai ndodhej.

Disa ditë pasi emigrantët filluan të vendosin tenda, në një vend të ri, përgjatë një hekurudhe të vjetër në Dankërk, në veri të Francës, javën e kaluar, Dawan Anwar Mahmud shpejt e shfrytëzoi mundësinë për të ndërtuar restorantin e parë të improvizuar të kampit.

Por, të martën, policia arriti në kamp, i dëboi banorët e tij, dhe i rrëzoi tendat dhe strehët e tyre.

Para mbërritjes së policisë, pronari i restorantit, Mahmud, një 30-vjeçar nga Kaladiza, në rajonin e Kurdistanit, në Irak, përshkroi se si ishte i vendosur të fillonte të fitonte para, pasi kishte harxhuar 1.600 funte për ta paguar një kontrabandist, kur kishte arritur në Francë, para fundit të verës.

“Kam hapur një restorant të vogël, për të shkuar në Angli”, është shprehur ai, të hënën.

Përpjekjet e gazetarëve të Reuters-it për ta kontaktuar atë përmes telefonit, pas dëbimit, të martën, ishin të pasuksesshme.

Me restorantin e tij, ai planifikonte të mblidhte mjaftueshëm para për të udhëtuar me barkë me më pak njerëz, apo, edhe më mirë, të shmangte detin dhe të hipte në një kamion.

Është e rrallë këtyre ditëve që njerëzit të kalojnë Kanalin Anglez, të fshehur në një kamion, për shkak të kontrolleve të shtuara.

Teksa rruga bëhet më e vështirë, çmimi rritet: një udhëtim me kamion drejt Anglisë aktualisht kushton rreth 4.000 funte, krahasuar me 2.500 deri në 3.000 funte për një udhëtim me barkë.

Mahmud fitonte ndërmjet 40 dhe 70 euro në ditë, dhe kishte angazhuar dy punëtorë, të cilët paguheshin 25 euro në ditë, dhe gjithashtu po punonin për të siguruar shkuarjen në Britani.

Të hënën, restoranti shërbente mëlçi pule, të stilit kurd, në bukë franceze, me domate dhe qepë të grira.

Njëri ndër klientët e Mahmudit, Usmani, 21-vjeçar, tha se e njihte këtë lloj ushqimi nga atdheu i tij, Irani, por se nuk e kishte ngrënë që kur ishte larguar nga vendi i tij, vitin e kaluar. Ky nuk ishte ushqimi i tij i preferuar, por ai i pëlqente. Tash për tash, tha ai, “është sandviçi më i mirë në kamp...”.
Njëri ndër klientët e Mahmudit, Usmani, 21-vjeçar, tha se e njihte këtë lloj ushqimi nga atdheu i tij, Irani, por se nuk e kishte ngrënë që kur ishte larguar nga vendi i tij, vitin e kaluar. Ky nuk ishte ushqimi i tij i preferuar, por ai i pëlqente. Tash për tash, tha ai, “është sandviçi më i mirë në kamp…”.
Natën, kur nuk ishte duke gatuar, ai e përdorte stufën me gaz për t’u ngrohur brenda tendës së tij personale, ku ai shikonte filma. Ishte e rrezikshme, por ai mërdhinte; toka rreth tendës së tij ishte e baltosur, dhe këpucët e tij ishin vazhdimisht të lagëta.

Mahmud ka thënë se synimi i tij është që një ditë ta hapë një restorant më të përhershëm. Tani për tani, ai vlerëson se Britania është vendi më ideal, por është mendjehapur për ide të tjera.

Go to TOP