Emery dhe Aston Villa afër ripërtërirjes së kontratës

Unai Emery pritet të vazhdojë aventurën e tij si trajner i Aston Villa deri në vitin 2027, sipas “The Athletic”.

Pronarët e Villa, Nassef Sawiris dhe Wes Edens, e kanë vlerësuar trajnerin spanjoll për punën e bërë dhe e shohin atë si versionin e tyre të trajnerit legjendar të Manchester United, Sir Alex Ferguson.

Emery e kishte marrë drejtimin e ekipit në tetorin e vitit 2022, pas largimit të Steven Gerrardit. Fitiorja në Europa League me Villarreal atë vit ka qenë një moment vendimtar për të.

Në këtë moment, Villa qëndron në vendin e katërt në Premier League, duke qenë një pretendent serioz për një vend në Champions League. Gjithashtu skuadra ka arritur në gjysmëfinalen e Europa Conference League.

Go to TOP