Emergjenca zhvendoset në hapësirat e Gjysmë Intensives së Kardiologjisë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se, për shkak të fillimit të renovimit të tërësishëm të hapësirave, Klinika Emergjente është zhvendosur në hapësirat e Gjysmë Intensives së Kardiologjisë.

“Andaj, të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbime shëndetësore emergjente duhet të drejtohen tek ish-hapësirat e Gjysmë Intensives Kardiologjike, ku më parë ka qenë Mjekimi i vjetër Intensiv Qendror”, njofton ShSKUK. /Kosova.info/

Go to TOP