Eliminohet Dinamo City

Skuadra shqiptar Dinamo City i ka dhënë fundin garave evropiane për këtë sezon.

Skuadra e Ilir Dajës nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim 1-1, sonte në Tiranë në duel me Jagiellonia-n e Polonisë.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Poloni ishte fatale për ekipin shqiptar, pasi pësuan humbje 3:0 dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 4-1, skuadra polake kalon në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Pavarësisht eliminimit, Dinamo City pati paraqitje mjaft të mirë në kualifikime, madje të besuarit e strategut Ilir Daja pak ditë më parë eliminuan gjigantin kroat, Hajduk Split.


Go to TOP