Elbasan: Lëndohen dy punëtorë, po montonin një pajisje të re

Kanë mbetur të lënduar një punëtor dhe një inxhinier në ish-zonën e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur këtë të hëne, në një nga uzinat e Kurum International, në ish-kombinatin Metalurgjik të Elbasanit.

Të lënduarit janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku pastaj janë dërguar në një spital privat për një trajtim më të specializuar, raporton Euronews.al.

Ka dyshime që ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosnjohjes së procesit teknologjik të makinerisë që inxhinieri dhe një punëtor po tentonin ta vinin në punë.

Rasti është duke u hetuar.

Go to TOP