EKSKLUZIVE: Valbona Ajeti largohet nga posti i drejtoreshës së Administratës në Komunën e Prishtinës, Driton Bardheci emërohet në vend të saj
Valbona Ajeti është liruar nga detyra e drejtoreshës së Administratës në Komuna e Prishtinës, njofton Kosova.info.
Sipas burimeve të Kosova.info, në vend të saj është emëruar Driton Bardheci, i cili do ta ushtrojë këtë funksion në vazhdim.
Largimi i Ajetit vjen në të njëjtën periudhë kur ajo u përjashtua edhe nga grupi i asambleistëve të AAK-së në kryeqytet. Lidhur me zhvillimet e fundit, redaksia e Kosova.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga Ajeti, por ajo nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara.
Deri më tani nuk është dhënë një sqarim zyrtar për arsyet e shkarkimit, ndërsa priten deklarime shtesë nga institucionet komunale.
