Ekskluzive: NISMA pritet t’i bashkohet listës së LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Burime të Kosova.info thonë se Nisma është shumë pranë marrëveshjes për t’u futur në listën e LDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Sipas të njëjtave burime, Fatmir Limaj pritet të garojë së bashku me dy ose tre kandidatë të tjerë, të integruar në listën e demokratëve.
Të njëjtat burime tregojnë se marrëveshja është drejt finalizimit dhe se emrat e propozuar nga Nisma do të pozicionohen në pjesën konkurruese të listës.
Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media u shpreh se e mirëpret çdo forcë politike që dëshiron t’i bashkohet listës së LDK-së, duke e lënë të hapur derën për bashkëpunime para zgjedhjeve.
Ky hap shihet si përpjekje për të rritur peshën elektorale dhe për të krijuar një bosht të ri opozitar para votimit të 28 dhjetorit./Kosova.info/
