Ekskluzive: LDK me 10 drejtori, Egzon Pacolli udhëheq grupin e asamblistëve në Prishtinë
Mbi katër muaj pas zgjedhjeve lokale, ndarja e drejtorive në Komunën e Prishtinës vazhdon të mos jetë përmbyllur, pavarësisht se Lidhja Demokratike e Kosovës udhëheq me komunën, raporton Kosova.info.
Burime brenda LDK-së bëjnë të ditur se kjo parti pritet të marrë në total 10 drejtori dhe 4 ndërmarrje publike, ndërsa procesi i emërimeve ende nuk është finalizuar.
Sipas të njëjtave burime, drejtoritë që do t’i takojnë LDK-së janë: Investimet Kapitale, Shëndetësia, Urbanizmi dhe Planifikimi, Financat, Mirëqenia Sociale, Inspekcioni, Transformimi, Drejtoria e Parqeve si dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.
Në anën tjetër, shef i grupit të asamblistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal pritet të jetë Egzon Pacolli.
Brenda Kuvendit Komunal, sipas burimeve, rreth 37 asamblistë konsiderohen pro kryetarit Përparim Rama, duke i siguruar këtij të fundit shumicën e nevojshme për vendimmarrje./Kosova.info/
