Ekskluzive: Ky është i vrari në Viti, para pak dite erdhi nga Zvicra

Vitia është tronditur nga vrasja e një të riu. Vrasja ka ndodhur paraditën e sotme në qytetin e Vitisë, përballë shkollës së mesme.

Indeksonline mëson se viktima është A.Rama.

Burimet tona marrin vesh se i riu jetonte në Zvicër dhe para pak ditësh kishte ardhur në Kosovë.

Indeksonline mëson se motivi i përleshjes që çoi në vrasjen e A.Ramës ishte një problem i mëhershëm në Zvicër.

Nga kjo ngjarje kanë mbetur edhe dy të plagosur, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

May be an image of road and tree
Go to TOP