Ekskluzive: Kush janë dy figura të fuqishme të VV-së në listën e zezë amerikane!?

Në emisionin “AntiPod” të Kosova.info, drejtori i IAMN-së, Fatmir Sheholli, ka paralajmëruar se dy figura të fuqishme të VV-së, brenda pak ditësh do të futen në Listën e Zezë Amerikane.

Sheholli ka thënë se njëri prej tyre është ministër i qeverisë Kurti dhe personi tjetër, është një grua shumë e fuqishme brenda Lëvizjes Vetëvendosje, por ajo nuk mban asnjë post qeveritar dhe nuk është nga Kosova.

Sipas burimeve ndërkombëtare, Sheholli ka thënë se në listë mund të ketë edhe emra të tjerë, por për dy figura të larta të VV-së ai gjithashtu dha këto detaje që i bëjnë të dyshimta dy figurat kryesore të VV-së.

Po ashtu sipas të njëjtave burimeve, publikimi i këtyre emrave në listën e zezë amerikane do të bëhet në muajin mars. /Kosova.info/

Go to TOP