Ekrem Hyseni merr përqindje më të madhe të votave, lë prapa Shpejtim Bulliqin

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet finale të zgjedhjeve të 17 tetorit.

Kësisoj në kuadër të komunave të cilat do të shkojnë drejt balotazhit është edhe ajo e Podujevës.

Kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni si dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi do të kërkojnë sërish votën e qytetarëve të kësaj komune.

Në bazë të rezultateve finale del se Hyseni mori më tepër vota se kundërkandidati i tij Bulliqi.

Rezultatet përfundimtare:

Ekrem Hyseni – LDK 44.20%

Shpejtim Bulliqi VV 44.16%

Floretë Zejnullahi- PDK 6.45%

Besnik Tahiri- AAK 4%

Gazmend Islami- BK 0.66%

Xhemajl Hasani- Nisma 0.54%.

Go to TOP