Ekipet e ushtrisë Maqedonase shpetojnë një fëmijë 5 vjeçar

“Jam i lumtur që ky aksion u mbyll me një fund të lumtur dhe i dha mundësinë Sulejmanit të ri të vazhdonte fëmijërinë e tij”, kështu ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski, e ka shpërndarë një video ku shihet ekipet e kërkimi shpëtimit të Ushtrisë Maqedonisë të cilët janë duke i kërkuar të mbijetuarit e tërmetit në Turqi, sipas Kovaçevskit, ushtria e maqedonase ka arritur ta shpëtojë një fëmijë të moshës 5 vjeçar.

“Dua të shpreh mirënjohje të veçantë për sakrificën e ekipit të ushtrisë sonë që pa u lodhur, krah për krah, me ekipin e kërkimit turk, shpëtuan me sukses Sulejmanin 5-vjeçar nga rrënojat e qytetit Kahramanmarash”, ka shkruar në Facebook Kovaçevski.

“Këto momente të vështira na kujtojnë sesa shumë duhet ta vlerësojmë jetën, të jetojmë së bashku dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin”, ka përfunduar i pari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Go to TOP