Volejboll meshkujt/Ferizaj – Peja finalja e Kupës së Kosovës
Ferizaj ka mposhtur 3-0 (25-14, 25-22, 25-21) Lubotenin, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, meshkujt, për të kaluar në finale.
Ferizajasit treguan paraqitje dominuese, derisa siguruan finalen e kompeticionit ku do të ndeshen me Pejën, e cila më herët gjatë ditës kishte mposhtur Dritën 3-0 (25-22, 25-15, 25-16).
Finalja luhet të dielën me fillim nga ora 17:15 dhe transmetohet direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). /Kosova.info/
