Kombëtare

Është përkujtuar jeta dhe vepra e Xhafer Devës, lider serioz karizmatik nacional, institucional i Shqipërisë Etnike

Shkruan: Lekë Mrijaj

Së pari, dua të falënderoj organizatorët e kësaj Akademie përkujtimore të cilët me ftuan të marrë pjesë në eventin e parë madhor dedikuar ing. Xhafer Deves, një lider i lindur, rritur kalitur e frymëzuar si një lider tamam nacional, kreator institucional, udhëheqës shpirtëror kombëtar për të cilin si thonin edhe studiues e shumë burra me plis bardhë atdhetar tek ne, pra kur e përmendnin emrin e Xhafer Deves, lëkundeshin për madhështinë e lavdishme të tij sepse ky lider karizmatik kombëtar ishte një poliglot me kulturë dhe me vizion kombëtar properëndimor me një rreth të gjerë miqsh në Evropë, Amerikë e kudo në botë.

Të flasësh dhe të shkruash për figurën e madhe, të ndritshme dhe kolosale të atdhetarit e patriotit serioz, siç ka qenë i pavdekshmi, Xhafer Deva nuk është aspak lehtë, sepse ai, jo vetëm si ishte një atdhetar e patriot por veç tjerash ishte edhe ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë (bazuar edhe në fletoren zyrtare të Shqipërisë pra ishte ministër në kohën e kryeministrave Rexhep Mitrovicës e Mehdi Frashërit) por sidoqoftë do të përpiqem nga këndvështrimi im të jap dëshmi të saktë për kontributin e dhënë të Xhafer Deves, pas luftës së dytë botërore pikërisht në ndërmjetësim e lirim të pengjeve shqiptare në Gjermani. Sipas burimeve të shumë studiuesve, Xhafer Deva, si një politikan serioz nacionalist e antikomunist me vlera të spikatura është një personalitet i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm (në periudhën e qeverisjes së tij dhe pas luftës së dytë botërore-në mërgim) në rrafshin kombëtar njëkohësisht është shquar në veçanti në ndërkombëtarizimin e senziblizim të çështjes shqiptare në Evropë e Amerikë pikërisht ishte edhe një personalet i cili e drejtoi rezistencën kundër futjes në Kosovë e Shqipëri të trupave partizane e jugosllave.

Ai, bëri një menaxhim dhe një organizim të mirë të pushtetit të asaj kohe pikërisht nën zonat mbarshqiptare gjatë kohës së ardhjes së administrimit gjerman, i cili administrim respektonte në tërësi ëndrrën e shqiptarëve pra Pavarësinë e kompletuar të Shqipnisë Etnike. Kohë me parë përmes mediave tona elektronike shqiptare kam prezantuar një dëshmi të gjyshit tim-Mark N. Mrijaj (1905-1995) nga Zllakuqani i Klinës, i cili ishte i kindnapuar dhe mobilizuar dhunshëm (sikurse shumë shqiptarë të tjerë) nga ushtria e MKS-së së krajl Petar pra në fillim vitin 1940 nga vend punimi i tij ku punonte si mirëmbajtës në hekurudhën e Pogragjes së Klinës. Gjyshi Marku, ishte kindnapuar (sikurse edhe mijëra shqiptarë të Kosovës) dhe mobilizuar dhunshëm( pa dashje ) nga forcat e ushtrisë së Mbretërisë Serbe, Kroate e Sllovene (MSKS) apo ish-Jugosllavisë së vjetër çetnike të Krajl Petar, për tu transferuar në mbrojtje të Beogradit apo pra për ti luftuar ish brigadat e ushtrisë së atëhershme të ashtuquajtura naziste gjermane. Pas betejës dhe futjes së ushtrisë Gjermane në Beograd gjyshi im-Marku dhe shumë shqiptarë të tjerë nga Lugu i Drinit dhe mbarë Kosova ( … e Sadri Smajli- Krasniqi, Prek Daut Krasniqi nga Nepolja e Lugut të Baranit-Pejës,,,etj.), ishte marrë si peng nga Serbia, ndaj gjyshi im edhe dezertoi nga ushtria Serbe aty në Beograd, duke iu dorëzuar ushtrisë gjermane. Ai, dhe shumë tjerë shqiptarë të zënë robër u trajtuan si robër lufte në Gjermani. Gjyshi im – Marku rezultoi i zhdukur përmbi 4 vite e gjysmë dhe falë ndihmës dhe ndërmjetësimit të ish ministrit të brendshëm të Shqipërisë, Xhafer Deva (e françeskanit, pader Tomë Xhaja, famullitar i Kishës së Zllakuqanit të Klinës) është gjetur i gjallë në Gjermani dhe është liruar (me shumë shqiptarë të tjerë) pas plotë 4 vite e gjysmë apo pas përfundimit të luftës së dytë botërore.

Ndaj edhe sot, në Institutin e Historisë në Prishtinë është përkujtuar jeta dhe vepra e Xhafer Devës, lider serioz karizmatik nacional, institucional në Shqipërinë Etnike, i cili event apo Manifestim është mbajtur për herë të parë në rastin 44 vjetorit të ikjes në amshim të veprimtarit antikomunist e burrit të hekurt e karizmatik të përmasave të larta kombëtare pas Ismail Qemalit e kabinetit të tij qeveritarë (shënimi im L.M.) Xhafer Deva, ministër i brendshëm i Shqipërisë, i cili më vonë ishte edhe kryetar i organizatës Lidhja e Dytë e Prizrenit i cili edhe dinjitetshëm tamam si një nacionalist e atdhetar i vullnetshëm dhe i qëndrueshëm e drejtoi qëndresën shqiptare pёr tё penguar futjen e politikave e apetiteve serbo sllavo çubrilloviçiane serbo çetnike qe dirigjonin trupat partizane jugosllave si nё Kosovë po ashtu edhe ne Shqipëri.

Në këtë Akademi morën pjesë shumë Intelektual të lart dhe qytetarë të shumtë shqiptarë të cilët me praninë e tyre masovike i dhanë vlerësimin e tyre për veprimtarinë  atdhetare të patriotit Xhafer Deva, i cili vërtetë la gjurmë të pa shlyera në memorie e popullit Shqiptarë. Fillimisht u mbajt një minutë heshtje për nder të Xhafer Deves.

Të pranishmit në këtë akademi me kumtesat të tyre dhe me nga një fjalë rasti e kanë përshëndetur edhe prof. Jusuf Buxhovi, prof. Qerim Lita, prof. Nexhmedin Spahiu, avokat Kujtim Cakrani (nipi i komandantit të forcave të Ballit Kombëtar, Kadri Cakranit) Gani Geci, Sylejman Uglanin etj.

Në emër të familjes së Xhafer Deves të pranishmëve në Akademi përkujtimore iu drejtua, nipi i tij- Valdet Deva.

Lavdi jetës dhe veprës së Xhafer Deva!

Shfaq më shumë
Back to top button