Kualifikimi në Rio – Bad News Eagles rriten për 8 pozita në ranglistën botërore

Bad News Eagles janë në një tjetër ecuri të mirë.

Skuadra kosovare e Counter-Strike: Global Offensive, Bad News Eagles kanë siguruar kualifikimin në majorin e Rio de Janeiro.

BNE bënë një cikël kualifikues mjaft të mirë, duke mposhtur skuadra si Astralis e Forze.

Si pasojë e rezultateve të mira, ‘shqiponjat kosovare’ janë rritur edhe në klasifikimin e ‘hltv’.

Bad News Eagles janë në kuotën e 97 pikëve aktualisht, në pozitën e 24 në botë.

BNE më parë ishin në pozitën e 32, që i bie se tani kanë fituar 8 pozita.

Rezultati më i mirë në historinë e kësaj skuadre është pozita e 18, pozitë të cilën arrinin ta mbanin për vetëm një javë.

Go to TOP