“Edoni në elementin e tij”, Juventusi e shfaq përmes një videoje magjinë e Zhegrovës me top
Klubi i madh italian, Juventusi duket se nuk po ‘ngopet’ dot me yllin kosovar, Edon Zhegrovën.
“Zonja e Vjetër” e ka postuar një video të 26-vjeçarit dardan, i cili ishte duke u nxehur para fillimit të ndeshjes me Atalantën, që u luajt në fundjavë.
“Edoni në elementin e tij”, ka shkruar faqja zyrtare e Juventusin në “Instagram”.
