Edi Rama i heshtur deri tash për zhvillimet në veri të Kosovës
Tashmë, edhe Bashkimi Evropian dhe të tjerë partnerë ndërkombëtarë iu kanë bërë thirrje serbëve të veriut të vendit që të mos braktisin institucionet e Kosovës. Por, për çudi deri tash nuk ka asnjë reagim nga Qeveria Rama.
Kryeministri shqiptar ka qëndruar deri në këtë kohë (15:17, 6 nëntor) i heshtur në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës.
Nuk ka pasur asnjë reagim nga ai, apo qeveria të cilën e drejtën.
Serbia / Akuzuan për “anti-amerikanizëm” Kurtin, në tubim folën për “paqe”: Serbia po ndryshon apo rriti intensitetin e propagandës?
Në anën tjetër, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një reagim në të cilin ka denoncuar presidentit serb se po dëshiron të ndezë një konflikt të ri në rajon.
Berisha u shpreh edhe se Vuçiq ishte (sic) “vëllai i Ramës”.
Kujtojmë se lutje drejtuar serbëve të vendit që të mos lëshojnë institucionet u ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

