Edhe një polic qëllohet me armë në New York – shkon në tre numri i tyre në vitin 2022

Oficeri i tretë i qytetit të New Yorkut u qëllua me armë zjarri gjatë një aksioni kundër narkotikëve në Staten Island.

Një oficer i tretë i policisë së qytetit njujorkez u qëllua këtë vit në krye të detyrës, raporton foxnews.

Autoritetet thonë se një detektiv narkotikësh pësoi një plagosje në këmbë, e cila gjë në shikim të parë u duk se nuk ishte serioz, por dyshohet se “ajo do t’i përfundojë karrierën”.

Detektivi, i cili ka qenë me NYPD për 10 vjet, po përjetonte disa komplikime dhe po i nënshtrohej një operacioni në Spitalin Universitar të Staten Island, thanë autoritetet.

Ai nuk është identifikuar, por policia tha se detektivi ka marrë medalje dhe lavdërime të shumta dhe nuk kishte gjuajtur kurrë më parë me armë në kryerjen e detyrës.

Ndryshe, dy policë më parë gjatë këtij viti janë plagosur gjatë aksioneve në Harlem dhe Bronx. 

Go to TOP