Edhe Kosova heq regjimin e stikerave

Qeveria e Kosovës të entjen e ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

Në njoftimin për media nga Qeveria thuhet se heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë”.

“Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, që nga e hëna, makinat me targa RKS-Republika e Kosovës – po lëvizin lirshëm në territorin e Serbisë. Lëvizja e tyre është mundësuar pas vendimit të 25 dhjetorit të 2023 të Qeverisë serbe. /Kosova.info/

Go to TOP