‘Edhe kjo e Ballës punon si pastruese? Se poston mbi 70 mijë euro veshje’

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi bëri një denoncim me tone ironike në median sociale.

Duke postuar disa foto të motrës së Taulant Ballës me çanta dhe veshje luksoze, ai pyet nëse ajo ka punuar si pastruese.

“Edhe ajo e Tualetit pastruese ka punuar?

Se ka hedhur 70,000 euro dhurata ne 2 foto! 2 çanta Hermes, çanta Chanel, fustan Valentino, këpuce Loubutin dhe Dolçe Gabana. Dhe këto janë foto të para 6 viteve. Imagjino edhe sa shumë janë lodhë këto 6 vitet e tjera…

‘Lotaria kombëtare do i kthehet publikut’ – deklaronte Edi Rama në 2013, kur futi motrën e Tualetit, pastaj e konsideroi publike,” shkruan Malltezi.

Go to TOP