“Edhe Finlanda është e lezetshme” – Kryeministrja Sanna Marin i përgjigjet shakasë së Elon Muskit

CEO i Teslas, Elon Musk, është bërë personaliteti më i fundit global që tallej me kryeministren e Finlandës, Sanna Marin.

Politikania 36-vjeçare është kryqëzuar pasi kishte vizituar një klub nate dhe ishte takuar me dikë që ishte pozitiv me COVID-19.

Marin ka kërkuar falje, por u bë simbol i talljes në internet, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.

Të dielën, Musk postoi një foto për 66 milionë ndjekësit e tij, duke bërë shaka me veprimet e Marinas.

Fotoja përfshinte një meme të dy të rinjve në një klub nate, së bashku me përshkrimin “Pra, çfarë bëni për të jetuar? Unë jam kryeministre e Finlandës.”

Tweeti është shpërndarë gati 18 mijë herë dhe është pëlqyer nga mbi 244 mijë përdorues të Twitter.

Musk është i njohur shpesh për aktivitetet e çuditshme në Twitter ndërsa analistët në Finlandë nuk janë të befasuar që veprimet e Marin janë bërë virale në mbarë botën.

Elon Musk më vonë iu përgjigj një përdoruesi tjetër në Twitter, duke shtuar se Marin “duket i lezetshëm”.

Kryeministrja finlandeze dukej e paprekur nga shakaja dhe i është përgjigjur vetë Musk, duke shkruar në Twitter se “Edhe Finlanda është e lezetshme”.

“Një shtet nordik i mirëqenies që dëshiron të jetë neutral ndaj klimës deri në vitin 2035 … [dhe ] njerëzit më të lumtur në botë jetojnë në Finlandë”, tha Marin.

Finlanda u kurorëzua si vendi më i lumtur në botë për të katërtin vit radhazi në vitin 2021. 

Go to TOP