E vrau policin në Fier, dorëzohet Azgan Mërnica

Është vetëdorzuar në polici Azgan Mërnica, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e policit Novruz Cenalia në Fier.

Njoftimi u bë i ditur nga Policia e Shtetit.

Ai u dorëzua në orët e vona të mërkurës në Drejtorinë e Policisë së Fierit.

Kjo ndodhi pas negociatave që autoritetet shqiptare i zhvilluan me familjarët e të dyshuarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj, rreth orës 13:30 të datës 13 maj në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier pas një konflikti se kush kishte të drejtën për të kaluar me makinë në rrugën e fshatit.

Fillimisht, të dy debatuan me fjalë e më pas dolën nga veturat.

Në këtë moment, Azgan Mërnica qëlloi me një plumb në kokë policin që po shkonte në punë.

Go to TOP