E vrau ish-shokun e tij, sot jepet vendimi për vëllain e reperit Buta

Sot, Gjykata Themelore e Ferizajt do ta shpallë aktgjykimin ndaj Qëndrim Januzit, i njohur si vëllai i reperit Buta.

Ai akuzohet se para dy vjetësh e kishte vrarë ish-shokun e tij Gazmend Hysenin.

Ngjarja e rëndë pati ndodhur në Ferizaj.

Seanca do të mbahet me fillim nga ora 10:00.

Seanca e shpalljes së aktgjykimit është e hapur për publikun.

“Ju njoftojmë se të marten më 30 prill 2024, duke filluar nga ora 10:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit Q.J., i akuzuar për shkak të veprave penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK-së, si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Go to TOP