E tmerrshme: Mjekja shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së
Një specializante e Infektivës raportohet se është sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht tek Klinika e Ortopedisë.
Kështu bëjnë të ditur burime të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka.
Bazuar në këto burime, mjekja e re është shtatzënë, dhe aktualisht po trajtohet në Klinikën Emergjente për plagë në kokë, transmeton klankosova.tv.
