E rëndë/ Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, tre të lënduar transportohen me urgjencë në spital
Një aksident me tre të lënduar ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, pranë xhamisë së Naxhareshës.
Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve, të cilët janë transportuar në spital, por bëhet me dije se shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i dhënies së përparësisë nga shoferi i një automjeti tip Golf.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Prev Post
Leicester-Man City, formacionet zyrtare
