E kërcënoi një person dhe ia dëmtoi shtëpinë, arrestohet pejani

Dje është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka kanosur një person tjetër dhe ia ka dëmtuar shtëpinë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Gaco Kanda, Pejë 24.12.2022 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi e kishte kanosur viktimën si dhe i kishte dëmtuar shtëpinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Go to TOP