Hakmarrje e ftohtë, punonjësi i karburantit: Makinën ma dogjën motrat Arapi, mesazhi me orën

Marsel Buço punonjësi i karburantit në Bilisht ka deklaruar i bindur se makinën ia kanë djegur motrat Arapi.

“Nuk kam konflikte me persona të tjerë. Motrat më kanë akuzuar për djegien e makinës së tyre, por unë nuk kam gisht në këtë ngjarje. Makina mu dogj në orën që është djegur edhe makina e vajzave. Çfarë më bënë të mendoj që mesazhi për mua është i qartë” tha Buçi.

Kujtojmë se makina e tij u shkrumbua dy javë pasi u dogj mjeti i 27-vjeçares, Deizi Arapi. Buçi u akuzua nga Deizi Arapi se është përgjegjës i djegies së mjetit te saj.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të shtëpisë se Marsel Buçit por edhe të shtëpive afër me vendin e ngjarjes.

Deri më tani rreth 15 persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit, për t’u marrë deklarimet lidhur me djegien e makinës.

Sipas informacioneve, mes të shoqëruarve është edhe Deizi Arapi, ndërsa shtetasit e tjerë janë persona që mund të kenë dijeni, apo persona që kanë patur konflikte më parë me Buçin.

Go to TOP