E cilësoi si deputeten më seksi të Kuvendit, Duda Balje ka një mesazh për Milaim Zekën

Ish-deputeti Milaim Zeka, jo rrallë herë ka shfrytëzuar hapësirën mediale për të përmendur deputeten e SDU-së, Duda Balje.

Zeka e kishte cilësuar Duda Baljen dhe Vlora Çitakun si deputetet më seksi të Kuvendit të Kosovës.

Në anën tjetër, në një intervistë deputetja Duda Balje ka pasur një mesazh për Zekën.

E pyetur se çfarë mesazhi do t’i jepte Zekës për vitin 2022, Balje i ka uruar shumë buzëqeshje gjatë tërë vitit.

“I dashur Milaim, sa herë që më përmend mua buzëqesh, të uroj shumë buzëqeshje ty dhe vetes në vitin 2022”, ka thënë ajo.

Tutje, Balje ka thënë se merr komplimente nga shumica e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, teksa ka folur edhe për kujtimet e saj për vitin 2021.

Go to TOP