Dyshohet se mashtronte qytetarë në Gjermani e Kosovë, arrestohet për shpëlarje parash

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar sot, më 17.03.2026, një të dyshuar për shpëlarje parash.

Sipas Prokurorisë Speciale, i arrestuari A.B. dyshohet se paratë e përfituara përmes mashtrimeve të qytetarëve të ndryshëm në Gjermani dhe në Kosovë i kishte deponuar në formë të parasë së gatshme në llogaritë bankare të subjekteve në pronësi të tij.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i dyshuari tashmë është ndaluar për 48 orë. 

“Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special”- njofton tutje PSRK.

Go to TOP