Dyshohet për rrahje mes disa familjarëve në Shtime, lëndohen tre persona

Një rrahje që dyshohet të jetë mes disa familjarëve ka ndodhur më 19.05.2024 në Shtime, ka konfirmuar për RTKlive Policia e Kosovës.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë Rajonale të Ferizajt thotë se dyshohet për dhunë në familje. 

“Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informate për një rrahje në rrugën ,,12 Qershori” ne Shtime. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti po hetohet”, tha Veseli.

Go to TOP