Dyshimet kundër Nagip Krasniqit: Deputeti i VV-së del kundër partisë, voton pro mocionit të PDK-së
Shefi i Grupit Parlamentar PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar të enjten mocion parlamentar që ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të raportoj para deputetëve pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Për këtë mocion i cili nuk kaloi nuk pati abstenime, tregoi kryekuvendari Glauk Konjufca.
Në votim morën pjesë 77 deputetë ku 32 prej tyre ishin “për” kurse 45 “kundër”.
Ajo çka ra në sy ishte se vetëm një deputet i LVV-së votoi “pro” këtij mocioni. Fjala është për Eman Rrahmanin, i cili ngriti dorën kur u hodh në votim mocioni i propozuar prej PDK-së.
“77 deputetë kanë votuar, për mocionin ishin 32 kurse kundër 45”, tha Konjufca, i cili u shpreh se i vjen keq që nuk kaloi ky mocion.
Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, u arrestua të mërkurën nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Ai dyshohet për tri vepra penale duke përfshirë edhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
