Dy raste të dhunës në familje në Pejë dhe Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar  se janë raportuar dy raste të dhunës në familje në qytetet e Pejës dhe Gjakovës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Pejë dy viktima femra kanë raportuar në polici se janë sulmuar fizikisht nga një femër kosovare.

Njëra prej viktimave ka pranuar trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të pësuara.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

Ndërsa në Gjakovë dy persona janë arrestuar pas një mosmarrëveshjeje që ka eskaluar në konflikt verbal mes tyre. Pas intervistimit në polici dhe konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Autoritetet po hetojnë të dyja rastet e iniciuara si ‘dhunë në familje’.


Go to TOP