Dy plagosje në Prishtinë, policia jep detaje

Një person është plagosur me armë zjarri në orët e mbrëmjes në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se është arrestuar një person.

“Sot rreth orës 22:40, kemi  marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën Maliq Pashë Gjinovci në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore, deri tani  është arrestuar një person i dyshuar”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërkohë poashtu sonte, rreth orës 19:30 në kryeqytet ka ndodhur një rast tjetër i ngjajshëm.

Një person tjetër është plagosur me armë zjarri. Zëdhënësja Ahmeti ka thënë se rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.

“Sot rreth orës 19:30  policia ka marrë informatën se me armë zjarri është plagosur një person,  i cili është dërguar për tretman mjekësor. 

Aktualisht hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë” ka thënë Ahmeti për RTKlive.


Go to TOP