Dy persona të lënduar në një aksident në Suharekë

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në rrugën Savrovë-Bukosh të Suharekës.

Të lënduarit sipas raportit 24 orësh të Policisë, janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

“Rr. Savrovë-Bukosh, Suharekë 23.12.2022-17:35. Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë  pësuar dy drejtuesit një mashkull dhe në femër kosovar-e, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raport.

Go to TOP