Dy persona nën hetim për deklarim të rremë
Policia e Kosovës njofton se dje në kryeqytet është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore. Sipas policisë, Njësia e trafikut të kryeqytetit menjëherë ka nisë hetim për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Gjatë hetimeve është konstatuar që në momentin e aksidentit personat e dyshuar nuk ndodheshin në veturë dhe deklarimet e tyre ishin të pavërteta e të qëllimshme për të manipuluar rrethanat e aksidentit”, njofton Policia.
Më tej thuhet se të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe me udhëzim të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rast penal për veprën “Deklarim i rremë”.
