Dy persona arrestohen në Prishtinë, kapet marihuanë dhe kokainë

Dy persona kanë përfunduar në pranga gjatë një aksioni policor që u zhvillua në Prishtinë.

Ata dyshohen për shitblerje të drogës.

Gjatë këtij aksioni organet e rendit kapen një sasi të drogës së llojit marihuanë dhe kokainë.

Klankosova.tv mëson po ashtu se janë kapur armë, municion por edhe disa telefona.

Zyrtarët policorë është dashur të hyjnë me forcë brenda një banese në rrugën “24 maji”.

Ata janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor.

Sipas burimeve të Klankosova.tv njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt derisa tjetri është ndaluar për 48 orë.

Go to TOP