Duraki në gjysmëfinale, Kosova synon vendin e 5-të në Itali

Në kampionatin për të rinj që po mbahet në Itali, sportistët tanë shkëlqyen sot me paraqitje të forta në garat individuale dhe grupore.

Ylli ynë i ditës, Imran Duraki, siguroi biletën për gjysmëfinale pas një performance të jashtëzakonshme. Nesër e pret një duel i vështirë, por me formën e treguar sot, pritshmëritë janë të larta. Ndërkohë, Lira Hashani zhvilloi ndeshje të mira, por nuk arriti të kapë katërshen më të mirë.

Në garat grupore, Kosova u përball me nikoqirët italianë. Imrani mori epërsinë 2:0, por ekipi u ndal nga rikthimi i italianëve. Megjithatë, renditja mbetet e fortë, nesër skuadra jonë do të luftojë për vendin e pestë mes 31 ekipeve finaliste.

Federata e Pingpongut e Kosovës (FPPK) beson tek suksesi i ditës së nesërme dhe u uron sportistëve tanë fitore të reja.

Kosova ka treguar se nuk dorëzohet, nesër është dita për të shkruar një tjetër faqe suksesi në sportin tonë!. /Kosova.info/


Go to TOP