Duka: Të gjitha rivalet të forta

Vetëm pak çaste pas hedhjes së shortit Armand Duka komentoi rivalet e Shqipërisë në Grupin A.

“Shorti është i vështirë pasi këtu janë ekipet më të forta. Të gjitha rivalet janë të një niveli të lartë”, arsyetoi Armand Duka.

Mes të tjerash numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit u dha kurajë të rinjve duke u thënë se se si duhet që të përballonin një kompeticion të tillë. “Nëse do të isha 17 vjeç do të përfitoja nga ky turne që të krijoja eksperiencë dhe të arrija maksimumin”, tha Duka.

Në fund të fjalës së tij ai u pyet për mundësinë që i dha UEFA Shqipërisë për të organizuar një event si ky. “Nuk ka qenë e vështirë për të marrë të drejtën për të marrë privilegjin për të organizuar një event si ky. Gjithçka erdhi vetëvetiu pasi ne kemi krijuar kushtet optimale për të mbajtur një turne të tillë duke ndërtuar disa fusha futbolli”, tha Duka.


Go to TOP